BBC bën me dije se një kompani japoneze në bashkëpunim me Universitetin e Kyoto-s do të zhvillojë deri në vitin 2023 satelitët e parë prej druri të cilët do të pakësojnë mbeturinat hapësinore.
“Të gjithë satelitët që rihyjnë në atmosferën e Tokës, digjen dhe krijojnë grimca të vogla prej alumini që qëndrojnë në atmosferën e sipërme për shumë vite”, tha Takao Doi, profesor në Universitetin e Kyoto-s, për BBC.
Ndërkohë, satelitët prej druri do të digjen pa lënë substanca të dëmshme në atmosferë dhe pa lëshuar mbeturina kur rikthehen në tokë.
“Faza tjetër do të jetë zhvillimi i modelit inxhinierik të satelitit, kështu që do të mund të prodhojmë modelin fluturues”, shtoi profesor Doi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com