Bashkimi Evropian ka detajuar planet për të eliminuar varësinë nga energjia ruse.
Pritet të reduktohen importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe të eliminohet nevoja e përgjithshme për naftë dhe gaz rus “përpara vitit 2030”.
Sipas BE-së, po planifikohet eliminimi i varësisë nga gazi rus duke “diversifikuar furnizimet me gaz, nëpërmjet importeve nga furnizuesit jo-rusë dhe vëllimeve më të mëdha të prodhimit dhe importeve të biometanit dhe hidrogjenit të rinovueshëm”.
Po ashtu duke reduktuar më shpejt përdorimin e lëndëve djegëse fosile në shtëpi, ndërtesa, industri dhe sistemin energjetik dhe duke rritur efikasitetin e energjisë.
BE-ja varet nga Rusia për rreth 40 për qind të gazit natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27 për qind të naftës që BE importon çdo vit.
Gjithashtu BE-ja ka njoftuar një sërë masash për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë me të cilat blloku po përballet prej disa muajsh, të përkeqësuar tashmë nga shqetësimet për ndërprerjen e furnizimit.
“Duhet të bëhemi të pavarur nga nafta, qymyri dhe gazi rus. Ne thjesht nuk mund të mbështetemi te një furnizues që na kërcënon në mënyrë të qartë. Duhet të veprojmë për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë”.
Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Kurse komisioneri i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, ka thënë se BE-ja ka “sasi të mjaftueshme gazi” për javët e mbetura të këtij dimri, por se duhet të rimbushen rezervat urgjentisht për vitin e ardhshëm.
“Prandaj Komisioni do të propozojë që deri më 1 tetor, depozitimi i gazit në BE duhet të mbushet deri në të paktën 90 për qind”, ka thënë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit
-
ZPS-ja pretendon se dëshmitari i 62-të është arrestuar dhe rrahur nga ushtarët e UÇK-së
-
ASK: Mbi 1 milionë qytetarë janë regjistruar deri më tani
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Lajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime