“Elctronic Arts” (EA) po shqyrton heqjen e kombëtares ruse nga video-lojërat FIFA 22 dhe NHL, pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.
Dy videolojërat janë pjesë e një prej kompanive më të njohura në këtë sektor. Kryesisht ato luhen nga moshat e reja në Play Station, Xbox dhe PC.
“Footy Headlines” raporton se “EA” ka zgjedhur këtë mënyrë si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë së Vladimir Putin-it.
Nuk është ende e qartë nëse masa do të prekë edhe klubet ruse, ligat apo edhe lojtarët rusë nga klubet e huaja. Një njoftim zyrtar nga “EA” pritet në orët në vijim.
Është e qartë që këto janë thjesht sanksione simbolike, pasi nuk kanë forcë për më shumë.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, FIFA 22 hoqi nga videoloja e saj, Mason Greenwood-in. Lojtari i Manchester United u akuzua nga ish e dashura e tij për dhunë fizike dhe seksuale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Lajçaku e Escobari “zhyten thellë” në diskutime