Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka zgjedhur ish-ministrin e financave të Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iweala si udhëheqësen e saj.
Ajo është gruaja dhe afrikania e parë, që do të drejtojë OBT-në.
Të hënën, 164 anëtarët e OBT-së e zgjodhën unanimisht ekonomisten, për të shërbyer si drejtoreshë e përgjithshme.
Okonjo-Iweala do të marrë përsipër institucionin, me buxhetin e tij prej 220 milion dollarësh dhe stafin prej 650 personash, në një kohë kritike.
Pas katër vitesh beteja mes Washingtonit dhe Pekinit, mbi tarifat dhe kuotat e importit, që dëmtuan tregtinë globale, ajo pritet të fillojë krijimin e një ndarjeje, midis administratave që drejtojnë ekonomitë më të mëdha në botë.
Duke folur pas emërimit të saj, Okonjo-Iweala, cilësoi se përparësia kryesore ishte sigurimi që OBT-ja do të bënte më shumë, për të adresuar pandeminë e coronavirus-it.
“Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,” u shpreh ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Vitin e kaluar në një intervistë, ajo u shpreh se pandemia kishte nxjerrë në pah rregullat jofunksionale të tregtisë.
Duke e përshkruar veten si një luftëtare, ajo premtoi t’i rikthejë rëndësinë agjencisë, pas dështimit të saj për të përmbushur premtimin e liberalizimit të tregtisë për të mirën e kombeve më të varfra.
OBT-ja
Tetë persona kishin paraqitur kandidaturën e tyre për të zëvendësuar shefin në largim, Roberto Azevêdo. Okonjo-Iweala mbeti në garë pavarësisht se Donald Trump i tha OBT-së se do të vinte veton për emërimin e saj.
Shtetësia e saj e dyfishtë amerikane do të thotë se ajo është gjithashtu e para amerikane që mban punën më të lartë të organizatës.
Si një ministre e financave në Nigeri, ajo fitoi një reputacion si një negociatore e fortë, gjatë bisedimeve për të ulur borxhet e vendit. Ky reputacion u konsolidua kur siguroheshin më shumë para për grante dhe hua të buta për vendet e varfëra.
Simon Evenet, koordinator i Global Trade Alert, në një letër të hapur për Okonjo-Iweala u shpreh se OBT-ja kishte shansin historik, për t’u bërë një kampion global në lidhje me krizën e ekonomisë.
Luftimi i Covid-19 është kryesisht çështje e qeverive kombëtare, por OBT-ja ka një rol kryesor në sistemimin e rregullave për tregtinë e barnave.
OBT-ja mund dhe duhet të negociojë rregullat, ose praktikat më të mira, për të zbutur rrugën që furnizimet mjekësore, të eksportohen në vendet e botës në zhvillim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës