Pas katër vitesh pasigurie, Mbretëria e Bashkuar (MB) dakordësoi me Bashkimin Evropian (BE), për të mbyllur marrëveshjen tregtare.
Kompanitë britanike u ndienë të lehtësuara, pas vendimit se tregtia do të vazhdojë të jetë pa tarifë, në tregun e 450 milion konsumatorëve, të cilët blejnë më shumë se 40% të eksporteve, të Britanisë.
Marrëveshja i kursen Mbretërisë së Bashkuar disa nga pasojat më të rrezikshme të mundshme që nga Brexit-i, në një kohë, kur ekonomia po vazhdon të përballet me pandeminë. Kjo marrëveshje duhet t`i japë një shtysë afatshkurtër ekonomisë. Marrëveshja e tregtisë do ta lejë vendin më të varfër, pasi vendi po përballet me një krize papunësie dhe me recesionin më të keq, të shumë se 300 viteve.
Sipas zyrës së pavarur për përgjegjësinë e buxhetit, për prodhimin ekonomik, pritet që vendi të ketë një rënie, në një periudhë afatgjatë, të 4% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), krahasuar me periudhën kur ishte pjesë e BE-së.
Largimi nga tregu i vetëm, i BE-së dhe nga zona doganore nënkupton kosto më të larta për kompanitë e MB-së, gjë që mund të cojë drejt rritjes çmimet konsumatore , madje mund tw rrisw norma e larta të papunësisë, si dhe të shkaktojë një ulje të perspektivave të eksportit.
Largimi nga tregu i vetëm i BE-së dhe zona doganore do të thotë kosto më të larta për kompanitë e MB-së, të cilat mund të çojnë në çmime më të larta të konsumit dhe madje edhe më shumë humbje të vendeve të punës, si dhe ulje të perspektivave të eksportit, thonë ekonomistët.
Ja dy nga nga sfidat kryesore, me të cilat do të përballet ekonomia e dëmtuare MB-së kur tranzicioni i Brexit të përfundojë 1 janar:
Pengesa Tregtare
Kompanitë e MB-së po humbin hyrjen e pakufizuar në BE. Sipas marrëveshjes, eksportuesit janë lehtësuar nga tarifat e kushtueshme, të aplikuara në mallrat e tyre. Sipas autoritetit të të ardhurave të Britanisë, vetëm deklaratat e reja të importit dhetë eksportit do t’i kushtojnë kompanive britanike 7.5 miliardë Paund (10.3 miliardë Dollarë) në vit.
Mungesa e punëtorëve
Sistemi i ri i imigracionit në Britani, i cili hyn në fuqi në janar, është implementuar për të zvogëluar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që vijnë në MB-ja dhe i jep fund asaj që qeveria e përshkruan si “varësnë e vendit ndaj punëtorëve me aftësi dhe kosto të ulëta”.
Humbja e investimeve
Vitet e pasigurisë lidhur me kushtet e ardhshme të tregtisë së BE-së, e kanë dëmtuar tanimë ekonominë e MB-së. Rritja e PBB-së pas tre viteve të referendumit të Brexit-it, në qershor të 2016-ës u ngadalësua në 1.6% , duke qenë së investimet në biznes nuk patën progres./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel