Lajme

Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Pas përfundimit të takimit të Vuçiçit me ambasadorët e Quintit, seanca pritet të filloj në orën 13:00, shkruan mediumi serb, b92.

Ndërsa, pas përfundimit të seancës së Këshillit, në ora 15:00 do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku Vuçiç do t’u adresohet anëtarëve të Qeverisë.

Më 23 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kërkesës së Bashkimit Evropian që Serbia të bashkërendojë politikën e saj të jashtme me BE-në rreth krizës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ka lajmëruar se brenda 48 orëve do të del me një qëndrim përfundimtar.

Gjatë vizitës së tij një-ditore në Madrid, presidenti serb u pyet se çfarë është pozicioni i Serbisë ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian që të “bashkërendohet me sanksionet e botës perëndimore ndaj Rusisë”, transmeton Danas.

Vuçiç, tha se që nga nesër do të fillojë takimet me përfaqësuesit e vendeve më të zhvilluara në botë, BE-në, ShBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë në Beograd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore