Kuvendi i Kosovës, të martën ka dështuar të votoj projektligjin për financimin e subjekteve politike në mungesë të kuorumit.
Për këtë ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke shprehur keqardhje për dështimin e votimit në parim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
“Nuk mund të kemi qeverisje të mirë pa financa transparente të subjekteve politike”
KDI, konsideron se mosvotimi i këtij projektligji ka shpërfaqur mungesën e seriozitetit nga deputetët.
“Mungesa e kuorumit gjatë votimit të projektligjeve shpërfaqë mungesë të seriozitetit nga ana e deputetëve, të cilët përmes mospjesëmarrjes në votim gjatë seancave të Kuvendit po dëmtojnë seriozisht funksionimin e jetës parlamentare në Kosovë”, thuhet në reagimin e KDI-së.
Sipas KDI-së, kjo do të i shërbejë edhe më tutje, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies financiare, cilësisë së demokracisë, si dhe praktikave të mira qeverisëse.
“Subjektet politike parlamentare – pozitë dhe opozitë – nuk kanë arsye për zvarritjen e mëtutjeshme të këtij projektligji, duke qenë se i njëjti është në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare, respektivisht Opinionin e Komisionit të Venedikut”.
Në fund, ka apeluar që Projektligji për Financim të Subjekteve Politike të shqyrtohet dhe të votohen në parim sa më parë, duke i hapur rrugë shqyrtimit dhe eventualisht avancimit të tij në periudhën mes dy leximeve.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, bëri të ditur se me synim arritjen e pajtueshmërisë ndërmjet partive politike për formën përfundimtare të këtij projektligji, Zyra e Kryeministrit ka organizuar tryezë diskutimi, por sipas tij vetëm dy grupe parlamentare i janë përgjigjur ftesës.
“Miratimi i këtij projektligji është pjesë e agjendës evropiane për reforma dhe rekomandim i Raportit të Komisionit Evropian për vendin, por edhe kërkesë e qytetarëve dhe shoqërisë civile për transparencë në financat e partive politike. Si Qeveri jemi zotuar se do ta sjellim këtë projektligj në Kuvend dhe këtë e kemi bërë. Mirëpo, është përgjegjësi e jona kolektive që këtë projektligj ta miratojmë sa më parë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
-
Homazhi i zgjuar i Angelina Mango për Palestinën, një ‘minifitore’ më vete në Eurovision
-
“Do të jem presidente e të gjithëve”, betohet Gordana Silanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut
-
Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë