Ka vdekur në moshën 96 vjeçare në Mumbai të Indisë, seksologu i njohur indian, Mahinder Watsa.
Dr. Mahinder Watsa, i specializuar si mjek-obstetër është bërë i njohur për rubrikën e famshme, “pyet sexpertin”. Përmes saj ai ka këshilluar mijëra indianë rreth problematikave të ndryshme seksuale.
Sipas raportimeve, nuk është janë bërë ende me dije rrethanat e vdekjes së Mahinder.
“Mahinder Watsa jetoi një jetë të lavdishme sipas mënyrës së tij”, kanë thënë familjarët e tij për BBC.
Dr.Watsa ka jetuar një pjesë të jetës në Angli. Më vonë u kthye në Indi, ku zhvilloi dhe karrieren e tij si gjinekolog dhe seksolog.
Kur ishte 80 vjeç publikoi këshillat e para seksuale në një rubrikë në gazetën e famshme “Mumbai Mirror”. Rubrika tërhoqi një interes të papritur, por dhe censurë, si pasojë e tabusë që ekziston në shumicën e familjeve indiane.
Është gjithashtu, themelues i “Shoqatës së Planifikimit Familjar të Indisë” (FPAI) dhe organizatës “Këshilli i Edukimit Seksual dhe Ndërkombëtar i Prindërisë” (CSEPI), me qëllim edukimin seksual të shoqërisë.
“Seksi është një gjë e gëzueshme, por një numër shkrimtarësh priren të bëhen më tepër mjekësorë dhe seriozë”, ka thënë ai transmeton AlbanianPost për BBC./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjermanët vënë në shënjestër Scholz për shkak të kostos së lartë të qebapëve
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
-
Stormy Daniels dëshmon në gjyqin e Trump, për ryshfet ndaj ish-aktores porno