Një operacioni i gjerë është zhvilluar natën e 1 shkurtit, kryesisht në Elbasan, ku në pranga kanë rënë 11 punonjës të burgjeve në Elbasan, Peqin dhe Drenovë, ndërsa janë dhënë edhe nëntë urdhër ndalime për disa të burgosur, prej të cilëve edhe nga ata të cilësuar si “VIP”.
Në prangat e Policisë, janë vënë po ashtu edhe një çift, të cilët kishin një dyqan pranë burgut të Peqinit, si edhe disa biznesmenë në Vlorë, të cilët operonin ende në fushën e lojërave të fatit – aktivitet i paligjshëm në Shqipëri.
Shumica e zyrtarëve akuzohen për korrupsion, shpërndarje të lëndëve narkotike, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të jashtëligjshme brenda qelive.
Rrjeti, sipas burimeve të Albanian Post pranë Policisë, ishte i mirëorganizuar mes punonjësve të burgjeve në Elbasan, Peqin dhe Korçë. Nëpërmjet kontaktit mes tyre, ata kanë arritur të fusin brenda qelive lëndë narkotike, mjete komunikimi etj..
Në tërësi janë 27 urdhër ndalime, të ekzekutuar kryesisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Operacionale.
Publikimi i saktë pritet të jepet nga drejtues të lartë të Policisë, duke kryer edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ajo që bie po ashtu në sy, janë emrat e të dënuarve të përfshirë në skemë.
Shumë prej tyre janë të njohur në botën e krimit dhe kanë bërë bujë me vrasje apo vepra të tjera penale.
Arben Grori është një prej më të njohurve. Ai njihet si vrasësi i Naim Zyberit në Milano në vitin 1999 dhe është dënuar nga Gjykata atje me burgim të përjetshëm.
Aleksandër Llanaj, është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të vitit 2015 në Vlorë.
Aleksandër Sinanaj është një tjetër, i cili ka kryer në bashkëpunim me të tjerë, vjedhjen e Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë, në gusht të vitit 2011.
Po ashtu, pjesë e skemës ka qenë edhe Klajdi Gjeci, i cili njiher si mik i Emiljano Shullazit dhe është arrestuar në maj 2020 për shitje narkotikësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak