Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mesditën e 1 shkurtit i ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë.
“Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit”, thekson Nano.
Ky i fundit ka shprehur me vendosmëri se Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi.
“Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve”, vijon Nano mesazhin e tij.
Sipas Nanos besimi i ndërsjellët siguron pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar.
“Le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës”, ravijëzon ai.
Ndër të tjera ai rithekson se ky bashkëpunim sjell goditjen e kriminalitetit.
“Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes”, e përmbyll Nano mesazhin e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Një grua i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës
-
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia
-
Meloni rikthehet në Shqipëri, një blic para zgjedhjeve – Por qendrat për emigrantët nuk janë gati
Lajmet kryesore
-
Real Madr15 League – Dortmund shkëlqen, por bie në ‘Wembley’
-
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin e armëpushimit
-
Nga 2 mijë euro për çdo bebe, te taksimi 9% dhe heqja e vizave me SHBA – Çfarë premtoi Basha në programin e tij elektoral?
-
Serbia arreston një kosovar në Merdarë