Ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Partizanit, përfundoi në barazim 1:1.
Një ndeshje derbi e kryeqytetit, që ishte e luftuar që nga fillimi e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Goli i parë i kësaj sfide erdhi për Partizanin që ishte në rolin e mysafirit në këtë ndeshje, të cilët shënuan në minutën e 24-të.
Tedi Cara kaloi të kuqtë në epërsi, pas një pasigurie nga portierit, Simon Simoni, të cilit i shpëtoi topi nga duart pas goditjes të Albion Markut.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 42-të Dinamo fitoi një penallti, pas ndërhyrjes së rrezikshme që Egzon Belica i shkaktoi Patrik Bardhit.
Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Agim Ibraimi, i cili mposhti portierin Alban Hoxhën edhe pse ai kuptoi krahun e goditjes.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, derisa në të dytën, dyja skuadrat patën mundësi të mira për të kaluar në epërsi.
Mirëpo, rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar, me dy skuadrat nga Tirana të cilat u ndanë në paqe në ndeshjen e parë dhe gjithçka mbetet të zgjidhet në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 9 shkurt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente