Shqipëria

Balla Berishës: Një deputet non-grata nuk duhej të ishte i pranishëm në sallë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, se një deputet non-grata nuk duhej të ishte i pranishëm në sallë.

Duke iu referuar akuzave të Berishës në lidhje se pse Shqipëria nuk ndihmon Ukrainën për sa i përket ngjarjeve të fundit me Rusisë, Balla tha se, “qëndrimi ynë, është në kuadër të asaj që instrumentalizon Rusia, është i qartë me të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Në radhë të parë me SHBA-të”.

Balla i ktheu përgjigje edhe për sa i takon raportit të  “Transparency International” për korrupsionin në Shqipëri, ai tha se në krahasim me vitin 2013 kur të majtët erdhën në pushtet ka një dallim të madh.

Ai e mbylli duke thënë se socialistët janë të kënaqur që do të marrin një nga bastionet e mëdha të Shqipërisë, Shkodrën, në  zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Ne kemi detyra të tjera. I kënaqur që PS-ja do të marrë qeverisjen e Shkodrës se të tjerat patjetër që do t’i marrim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore