Nis seanca e dytë plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në rend dite disa ndryshime në Akte Normative të ndryshme
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mëngjesin e 27 janarit ka nisur punën sipas rendit të ditës. Kjo është seanca e dytë plenare për këtë vit.
Në rend dite janë disa ndryshime në Akte Normative.
Një ndryshim ka të bëjë me Aktin Normativ Nr.35 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
Një tjetër ka të bëjë për disa ndryshime në procedurat tatimore të Republikës së Shqipërisë.
Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë seancën e parë plenare për këtë vit e nisi me një fjalim të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij më 17 janar.
Mesazhi i tij ishte i qartë “FETO si strukturë përbën kërcënim për Shqipërinë. Fatkeqësisht, anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë këtu. Tregojnë ekzistencën e tyre në arsim, institucione fetare dhe në sektorin privat”.
Presidenti turk ravijëzoi se krijimi i një mjedisi të përhershëm besimi, paqeje dhe stabilitetit janë prioritete të politikës së jashtme turke.
Në përfundim ai theksoi se marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është e thellë dhe e palëkundur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Politika është beteja e përditshmërisë dhe arti, një lutje – Edi Rama, artisti kryeministër dhe kryeministri artist “një dhe i vetëm në botë”
-
Finalet e “EURO 2024″/ Ramadani: Atmosfera është fantastike, të japim 100% tonë në këto ndeshje
-
Mbi 11 mijë gjoba vetëm në një javë në Tiranë
-
Ndërprerja e antidepresantëve prek 1 në 6 persona – Çfarë ndodh pas ndalimit?
Lajmet kryesore
-
Politika është beteja e përditshmërisë dhe arti, një lutje – Edi Rama, artisti kryeministër dhe kryeministri artist “një dhe i vetëm në botë”
-
Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dy punonjësit lihen në burg: Pronari na kërcënoi
-
Votimi në 20 vende të BE-së po zhvillohet ndërsa zgjedhjet për Parlamentin Evropian hyjnë në ditën e fundit
-
“Kuvendi Gjithëserb”, Kastrati për AP: Kërcënim për tërë rajon, jo veç për Kosovën – ‘politika Millosheviçiane’ po vazhdon