Policia e Vlorës, mëngjesin e 26 janarit ka bërë me dije se po procedohen penalisht tre punonjës të Bashkisë për shpërdorim detyre.
Përkatësisht shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe – me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Vlorë – kanë miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore.
Ndërkohë në bazë të këtij miratimi shtetasi A. I., 38 vjeç, ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit.
Ndërkaq penalisht po ndiqet edhe 38-vjeçari, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Në vijim të kësaj të fundit Polica ka njoftuar se një tjetër shtetas në Himarë po ndiqet penalisht, pasi ka ndërtuar pa leje në një objekt, në fshatin Borsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Këto lëvizje, vijnë pas disa shfaqjeve publike, qoftë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, qoftë nga ai i Brendshëm, Bledi Çuçi, se nuk do të lejohet më të shkelen rregullat për mbrojtjen e territorit dhe do të çohen përpara drejtësisë të gjithë personat që veprojnë në të tillë mënyrë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë, Basha: Nacionalizmi shterpë
Lajmet kryesore
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit