Lajme

Çitaku: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, arrihet vetëm me njohje të ndërsjelltë


Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkura të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku.

Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkura të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka thënë se, “Kosova dhe Serbia nuk mund të normalizojnë raportet pa e përmbyllur çështjen e njohjes reciproke”.

“Raportet ekonomike tregtare, shkëmbimet kulturore arsimore do të jenë pengë i mosmarrëveshjeve politike. Besoj se duhet të përqendrohemi aty”.

Po ashtu shton se, integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është temë popullore, por që rrethanat kanë ndryshuar.

“Sigurisht sot për BE-në dhe zgjerimin e BE-së nuk mund të flitet në terma të njëjtë siç është folur në vitin 2004, 2008 dhe 2014 sot është një temë tjetër. Konteksti gjeopolitik ka ndryshuar”.

“Entuziastët nuk gjenden brena Bashkimit Evropian, por në periferi. Në raport me Kosovën situata komplikohet edhe më shumë sepse nuk kemi një pozicion konsecual”, deklaroi Çitaku në takimin e organizuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D), me temën “Integrimi evropian dhe nismat rajonale”.

Takimi i organizuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D), me temën “Integrimi evropian dhe nismat rajonale”

Ajo të rëndësishme në marrëdhëniet me BE-në po e vlerëson MSA-në, por që shprehet se nismat rajonale dhe integrimi nuk duhet të shihen si dy procese të ndara.

“Ne na është dashur kogja kreativitet duke shfrytëzuar instrumentet e Lisbonës që të arrijmë të nënshkruajmë MSA…unë nuk shoh kundërshti në mes të nismave rajonale dhe procesit integrues, unë e shoh si mundësi të cilën ne mund ta shfrytëzojmë mirëpo assesi si zëvendësim për proceset e tjera integruese”.

Sipas Çitakut, “motivet për jetësimin e këtyre nismave mund të jenë të ndryshme në Bruksel e tjera në Berlin”.

Ajo përmendi edhe Ballkanin e Hapur, për të cilin konsideron që ideja e tij është gabim

“Në ngjizje të idesë së Ballkanit të Hapur ka ndodh një gabim sepse nuk janë përfshirë të gjithë, janë përfshirë vetëm tri nga  6 vendet. Elefanti i madh, pra Kosova, shpeshherë nismat rajonale e injorojnë. Problemet e Ballkanit Perëndimor janë të natyrës politike”.

Në anën tjetër, Mirlind Behluli nga institute EdGuard, potencoi se nismat rajonale dhe proceset integruese janë të pandashme.

“Kur flasim për nismat rajonale shënojmë dy nisma të mëdha është procesi i Berlinit dhe Open Ballkan”.

Edhe, Deita Sylejmani nga PIPS tha se integrimi evropian është një proces që po tej zgjatet.

“Është një ndërlidhje shumë e ngushtë mes integrimit evropian edhe organizatave rajonalë që stimulojmë raportet tona si ekonomike e politike mes neve për me pas një facilitim të rrugës tonë. Këto iniciativa janë vitale, si procesi i Berlinit apo i CEFTA-s”.

Sylejmani u shpreh që ajo që ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme është nisma Ballkani i Hapur, me idenë e një tregu të përbashkët ballkanik.

“Kjo si ide daton në vitin 2017 ku presidenti serb Vuçiç e jep idenë e unionit doganor. Në vitin 2019 kjo ide ripërtërihet me emrin mini-shengen. E shohim që vetë emri i kësaj iniciative nuk korrespondon me idenë se qysh kishte me funksionuar. Pra BE-ja e zëvendëson idenë e mini-shengenit me idenë e tregut rajonal”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore