Chaker Alhadhur u bë emër i njohur në botën e futbollit, pas ndeshjes të 1/8-ës së finales në Kupën e Kombeve të Afrikës, mes Kamerunit dhe Ishujve Komore.
Alhadhur u detyrua të bëjë rolin e portierit për vendin e tij në këtë ndeshje, pasi që Ishujt Komore kishin mbetur pa portier, pas shpërthimit të Coronavirusit në ekip.
Përballë Kamerunit vendas, të cilët janë favoritët absolut për të triumfuar në këtë garë, ishte thuajse e pamundur për Ishuj Komore që të triumfonin, por mbrojtësi i shndërruar në portier ishte ndër figurat më të rëndësishme të këtij takimi.
30 vjeçari edhe pse ishte në rolin e portierit, ai shfaqi një lojë të mirë me këmbë dhe këtë e shfrytëzuan më së miri bashkëlojtarët e tij, që e kishin si një mbrojtës më tepër tek porta e tyre.
Mbrojtësi i skuadrës franceze, Ajaccio, bëri edhe disa dalje mjaft të bukura e vendimtare, duke marrë duartrokitjet e publikut, që shumica prej tyre ishin vendas të Kamerunit.
Edhe reflekset e “portierit të detyruar” ishin të krahasueshme me ato të portierëve të niveleve të larta, pasi që në disa raste ai bëri intervenime të shkëlqyera, për t’iu mohuar golat lojtarëve të Kamerunit.
Megjithatë, Kameruni arriti të triumfojë në këtë takim me shifrat 2:1, por për Alhadhur ishte një paraqitje shumë e mirë, por edhe më shumë e veçantë.
Ndërkaq, Alhadhur është bashkëlojtar te skuadra e Ajaccio-s me futbollistin e kombëtares shqiptare, Qazim Laçin.
https://www.youtube.com/watch?v=-CXrSPIFT_c&ab_channel=OurAfricanFootball
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel