Sport

Skuadrat që përkrahin politikanët


Përveç detyrave të tyre politike, disa nga liderët më të mëdhenj e ndjekin shumë edhe sportin. Po ashtu në kohën e zgjedhjeve në Kosovë po shihen se kë përkrahin disa nga liderët politik të shtetit të Kosovës.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është fans i madh i sportit dhe nuk e ka fshehur asnjëherë që ekipi i tij i preferuar është skuadra e basketbollit Chicago Bulls.

Në dokumentarin për ekipin e Chicago Bulls “The Last Dance” merr pjesë edhe ish presidenti Obama.

“Kur Michael erdhi për herë të parë në qytet, nuk kisha para për të blerë bileta për ndeshjet e Bulls, madje edhe ato me zbritje brenda ditës. Unë isha goxha i thyer, por papritmas ne kemi një figurë sportive që vendos Chicagon në hartë dhe që të gjithë ishin në gjendje të mblidheshin shkaku i tij”, kishte thënë Obama në The Last Dance.

Gjatë vitit 2016 Golden State Warriors kishin thyer rekordin e Chicago Bulls për më së shumti fitore në ligë. Por, ata humbën në finale kundër Cleveland Cavaliers.

Si fans i madh i Bulls, Obama kishte një fjalim ku i falënderonte Cleveland Cavaliers për fitoren ndaj Golden State Warriors, të cilët ai supozon që e ndaluan GSW të bëhej ekipi më i mirë në histori.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është fans i klubit të futbollit, Juventus.

Ai po ashtu ka qenë basketbollist gjatë karrierës së tij, por nuk ka shprehur kurrë një simpatizim për ndonjë ekip. Por, njëjtë si presidenti Obama, ai është fans i madh i lojtarit të Chicago Bulls, Michael Jordan.

 

Kryeministri Rama, pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, i mundësoi dy fëmijëve takim me lojtarët e Juventusit, ekipit të tij të zemrës. Ai po ashtu kishte një foto me një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve që do mbahen me 14 shkurt në Kosovë, u zbuluan shumë gjëra për politikanët por jo edhe ekipi i preferuar i ish kryeministrit Albin Kurtit.

Në këtë foto shihet ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me lojtarin legjendar të ekipit të Prishtinës, Edmond Azemin. Përshtypja e parë ishte se Kurti ishte mbështetës i prishtinasve, por këtë e vëri në dyshim fotoja që u publikua të martën.

Këtu shihet Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me fanellat e ekipit të Trepçës. Trepça është një nga kundërshtarët kryesor të Prishtinës në fushën e basketbollit, por kjo nuk po duket problem për Kurtin.

Ai po ashtu në vitin 2019, në një mbledhi me qytetarët, në parkun e gërmisë, kishte thënë se ekipet e tij të preferuara në futboll ishin Liverpool, Real Madridi dhe pastaj Barcelona.

Është pak e pazakontë të duash tre ekipe kundërshtare, të cilat kanë pasur luftë mes tyre.

Por, ndoshta ish kryeministri i simpatizonte këto skuadra sepse dominanca e tyre s’ka përfunduar kurrë.

Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është simpatizant i ekipit të bejsbollit, Philadelphia Phillies.

Biden mund të jetë presidenti i parë në zyrën ovale i cili simpatizon ekipin e Phillies, por nuk është presidenti i parë që e pëlqen ekipin nga Philadelphia.

Herbert Hoover, presidenti i 31 i Shteteve të Bashkuara, ishte një ndjekës i rregullt i këtij ekipi.

Biden duket se po shkon në hapat e tij, një herë fans i Phillyt, kurse pastaj President.

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është fans i madh i ekipit të bejsbollit, New York Yankees.

Trump ka lindur në Queens të New York, dhe ai që nga i vogël ishte fans i Yankees. Si fans i Yankees ai i dha një medalje presidenciale legjendës së Yankees dhe bejsbollit, Babe Ruth. Ai po ashtu i dha një medalje presidenciale edhe lojtarit të Yankees, Mariano Rivera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore