Një sulm kibernetik raportohet nga mediat greke se ka ndodhur mesditën e së premtes ndaj 60 email-eve të deputetëve, punonjësve dhe redaktorëve të Parlamentit grek.
Mediat bënë me dije se hacker-at kanë sulmuar ueb-mail-in e Kuvendit.
Sipas Departamentit të IT-së u zbulua se ka pasur një tentativë për të fituar akses në llogaritë e postës elektronike të Parlamentit nga një “IP” e jashtme.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve përgjegjëse të Kuvendit, të cilat kanë parandaluar sulmin, duke “fikur” të gjitha sistemet elektronike.
Ata kanë njoftuar Prokurorinë e Krimeve Kibernetike për të hetuar për përmasat e sulmit. Të njëjtat burime kanë raportuar për mediat se është tentuar të hakohen llogaritë e deputetëve dhe punonjësve.
Ndërkaq vijon hetimi i prokurorisë në bashkëpunim me Departamentin e IT-së për të vlerësuar incidentin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com