Numri një i tenisit në botë, Novak Djokovic, humbi Grand Slam-in e “Australian Open”, pasi që u dëbua nga shteti i Australisë, për shkak se nuk ishte i vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Mirëpo kjo nuk mund të jetë humbja e vetme për Djokovic-in. Ai mund ta humbasë edhe turneun tjetër të tenisit, “French Open”.
Ligji i Francës për pasaportën e vaksinës, i miratuar nga parlamenti të dielën, kërkon që njerëzit të kenë certifikatë të vaksinimit për të hyrë në vendet publike në Francë.
“Rregulli është i thjeshtë. Ky ligj do të vlejë për të gjithë, qoftë për spektatorë apo profesionistë të sportit”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze, sipas “Reuters”.
“Sa i përket Ronald Garrosit, ai zhvillohet në maj. Gjendja mund të ndryshojë deri atëherë dhe ne shpresojmë se do të jetë më e favorshme. Prandaj, do ta shohim, por nuk do të ketë përjashtim për askënd”, thuhet tutje nga kjo ministri.
Tenisti serb nuk ka pranuar assesi ta marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe u kritikua pasi mori pjesë në ngjarje publike edhe pse i ishte i infektuar me këtë virus gjatë muajit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel