Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të thërras seancë të jashtëzakonshme për të shtunën e 15 janarit me fillim në orën 14:00.
Kurti, në një prononcim të shkurtër për media, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, pjese e të cilit, ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se më vonë do të dalin të tri institucionet me një deklaratë të përbashkët për media, për të sqaruar më shumë rreth takimit të mbyllur me ambasadorë.
“Pas këtij takimi të tri institucionet, presidenca qeveria dhe kryeparlamentari do të dalim me një komunikatë të përbashkët dhe pas kësaj do të mund t’iu përgjigjemi pyetjeve tuaja”, deklaroi Kurti.
“Unë po shkoj në kryeministri që ta përgatisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për nesër në orën 14:00”.
Referendumi që pritet të mbahet me 16 janar, të dielën, në Serbi ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese atje. Qeveria deklaroi para disa ditësh që nuk do të lejohet mbajtja e këtij Referendumi edhe në territorin e Kosovës.
Gjithashtu, kanë përmendur organizimin e vendvotimeve nga OSBE-ja në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mickoski: Qeverinë e re e formon VMRO-ja me VLEN – s’kam dëgjuar se i kanë kusht ndryshimet kushtetuese
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Jasharaj thotë se Kurti “urdhëroi” Nagavcin mos t’i takojë sindikatat
-
U zgjodh zëvendëspresidente e PL-së, Meta thur lavde për Erisa Xhixhon