Organi më i lartë drejtues në Formula 1, FIA, ka hapur hetim për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, të mbajtur në dhjetorin e vitit të kaluar.
Lewis Hamilton-i humbi garën në xhiron e fundit përballë, Max Verstappen-it të Red Bull-it. Kjo pasi drejtori i garave të FIA-s, Michael Masi, nuk zbatoi rregulloren në mënyrë korrekte, me makinën e sigurisë që hyri në pistë.
FIA do të mbajë takime të veçanta me drejtorët sportivë të ekipeve të Formula 1 dhe pilotët. Më pas do u prezantojë atyre, në muajit e ardhshëm, vendimet përfundimtare. Vendime të cilat do të jepen para se të nisë sezoni i ri.
Këtë javë u përfol se Hamilton-i nuk do të kthehet në Formula 1, pa mbaruar hetimet mbi garën e Abu Dhabit. Raportet thonë se britaniku e ka humbur besimin te FIA pas asaj ngjarje.
Muajin e kaluar, FIA pranoi se polemikat po “njollosnin imazhin” e F1. Ndaj ata janë të hapur tashmë për të hetuar dhe nxjerrë një përfundim më të saktë për atë që ndodhi në Emiratat e Bashkuara Arabe.
Më 19 janar do të mbahet një mbledhje me komitetin këshillues sportiv të FIA-s, drejtuesit sportivë të të gjitha ekipeve në F1 dhe përfaqësues të tjerë të FIA-s, ku do të diskutohet përdorimi i makinës së sigurisë në pistë.
Rezultatet e analizës së detajuar të FIA-s, do i paraqiten Komisionit të F1 në shkurt. Ndërsa, vendimet përfundimtare do të shpallen në Këshillin Botëror të Sportit Motorik në Bahrein, më 18 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet