Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina, ka konfirmuar tre largime të futbollistëve nga klubi.
Bëhet fjalë për Sabjen Lilajn, Xhevdet Shabanin dhe Sodiq Atanda-n, të cilët nuk do të jenë më pjesë e klubit nga kryeqyteti.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, për të cilët pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në skuadër.
Sabjen Lilaj, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, iu bashku Prishtinës në verën e vitit 2020, ndërkohë që ai kishte 35 paraqitje me bardhekaltrit, prej të cilave ka realizuar tre gola.
Në anën tjetër Xhevdet Shabani u transferua nga Drita te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit vetëm në 13 ndeshje në të gjitha garat.
I fundit i larguar është Sodiq Atanda, i cili po ashtu erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën bardhekaltër.
Në ditët në vazhdim, te Prishtina priten prurje të reja në skuadër, pasi që ata po kalojnë në një formë të dobët, në kohët e fundit.
Kampionët në fuqi të BKT Supeligës, gjenden në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë, 11 më pak se lideri aktual, Gjilani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE