Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, do të vizitojë Shqipërinë më 17 janar të këtij viti.
Ai do të jetë pjesëmarrës në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri, që do të zhvillohet në të njëjtën datë, në orën 17:00.
Ergodan, nga foltorja e Kuvendit do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Aryeja e vizitës së tij në Shqipëri është inaugurimi i 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ashtu siç kishte premtuar, Erdogan do të vijë për t’i parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin.
Apartamentet kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet.
Lajmi për vizitën e tij u bë më herët i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ishte në Turqi në Pallatin Presidencial.
Presidenti turk ka shprehur vendosmërinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë, në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve.
Nikolla, asokohe, ka shprehur mirënjohjen edhe për pritjen e ngrohtë dhe, “për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve”.
“Vlerësojmë dhe ju falënderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor”, vuri në dukje ajo.
Sa i përket Kosovës, Nikolla i ka shprehur Presidentit turk dëshirën për angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së