Vendimi që ajo të qëndrojë në burg për 30 ditë qëndron, për rastin e vdekjes së një fëmije 3-vjeçar në një kopsht privat në Fier, kuedukatorja dyshohet se ka neglizhuar situatën ndërsa fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen e saj.
Vetë 27-vjeçarja Redina Binjaku, nuk ka qenë e pranishme në Gjykatë kur u mor vendimi. Ajo është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.
Familjarët nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme, kanë protestuar përpara Prokurorisë së Fierit, duek kërkuar që ngjarja të zbardhet.
“Jemi drejtuar para Prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Kemi çuar fëmijën në çerdhe, si të gjithë fëmijët e tjerë, dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur”.
Kështu deklaruan ata për mediat.
Ndërsa mamaja e 3-vjeçarit, akuzoi kopshtin se po mundohet të fshehë situatën. Ajo nuk e beson se fëmija mund të vritej aksidentalisht në kushtet dhe rrethanat ku gjendej dhe kërkon që drejtësia të vihet në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com