Real Betis-i, Rayo Vallecano dhe Atletico Baleares-i janë tre skuadrat e radhës që kalojnë në turin tjetër të Copa del Rey në Spanjë.
Rezultati më suprizues ishte eleminimi i Celta Vigo-s nga skuadra e ligës së tretë, Baleares-i. Dy golat e Manuel Martinez-it, nga një për secilën pjesë loje i dërguan vendasit në raundin tjetër të Kupës. Për miqtë shënoi Bris Mendez-i.
Betis-i triumfoje 3-0 në transfertë përballë Real Valladolid-it. William Carvalho, Nabil Fekir dhe Borja Iglesias shënuan për miqtë.
Në sfidën tjetër, Rayo Vallecano-s i mjaftoi një gol i Andres Martin-it në pjesën e dytë, përballë Mirantes-it, për të kaluar në raundin tjetër.
Sfida e fundit e kësaj të mërkure në Copa del Rey luhet mes Alcoyano-s dhe Real Madrid-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com