Politikania franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka dalë në gjyq në lidhje me akuzën e postimit të mizorive të kryera nga Shteti Islamik (IS).
Ajo akuzohet për thyerjen e ligjeve që tregojnë gjuhën e urrejtjes. Le Pen në 2015 ka postuar tre imazhe duke i shoqëruar me mbishkrimin “Daesh kjo është”.
Daesh, është një transliterim i akronimit arab të formuar nga të njëjtat fjalë që përbëjnë ISIS në anglisht.
Le Pen pretendon se fotot u publikuan si kundërpërgjigje ndaj një gazetari që bëri krahasim midis partisë së saj dhe IS-it. Mosmarrëveshja erdhi vetëm disa javë pasi 130 njerëz u vranë nga xhihadistët në sulmet terroriste të Parisit.
Njëra nga fotografitë tregonte trupin e James Foley, një gazetar amerikan, të cilit iu pre koka nga militantët islamikë në 2014. Le Pen më vonë fshiu foton e Foley pas një kërkese nga familja e tij, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për identitetin e tij.
Le Pen, e cila ishte një kandidate në zgjedhjet presidenciale franceze të 2017-ës u shpreh se gjyqi ishte një “aromë persekutimi” dhe e ka kritikuar çështjen si shkelje të fjalës së lirë.
Asaj iu hoq imuniteti si parlamentare dhe u bë kërkesë që të kryejë disa teste psikiatrike, të cilat ajo i refuzoi.
Gjykatat franceze kanë hedhur poshtë ankesat kundër heqjes së imunitetit parlamentar.
Më herët, Le Pen, propozoi një ndalim të shamive në të gjitha vendet publike.
Ajo u shpreh se duhet një ligj i ri për të ndaluar ideologjitë islamike, të cilat i quajti “totalitare dhe vrasëse”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut
-
Ndalimi i armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin, thotë Cameron
Lajmet kryesore
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit