Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë nëpër institucionet e shtetit të cilat kujdestarojnë gjatë ndërrimit të motmoteve.
Me rastin e festës së Vitit të Ri, presidentja Osmani ka vizituar Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, Stacionin e Policisë – Qendra në Prishtinë dhe Brigadën e Zjarrfikësve.
Zyra e Presidentes, ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se “në Klinikën Emergjente, Presidentja ishte e shoqëruar nga zëvendësministrja e shëndetësisë, znj.Dafina Gexha.
“Në takim me drejtuesit dhe stafin, Presidentja Osmani ka uruar që gjatë kujdestarisë në ndërrimin e moteve të ketë sa më pak angazhim për ta, duke falënderuar të gjitha institucionet shëndetësore për punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë”.
Sipas njoftimit thuhet se Osmani ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve”.
“Në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese si dhe në Stacionin e policisë Qendra, Presidentja Osmani është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti”.
Presidentja Osmani ka përgëzuar Policinë e Kosovës për angazhimin përgjatë vitit 2020, duke veçuar punën e tyre për sigurinë e qytetarëve, por edhe ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Gjatë vizitës në Brigadën e Zjarrfikësve, Osmani ka vlerësuar angazhimin e tyre me “shpresën se nata festive do ta kalojë pa pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre”, thuhet në komunikatë.
Presidentja Osmani në takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të enjten e 30 dhjetorit kanë pritur drejtuesit e institucioneve të sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues.
Në takim kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së