Sport

Granit Xhaka për marrëdhënien me tifozët e Arsenal-it: Nuk ka gjasa të jem miku më i mirë


Mesfushori me orgjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka folur për marrëdhënin e tij me tifozët e Arsenal-it. Marrëdhënie e cila u tensionua shumë në tetorin e 2019, aq sa atij iu hoq shiriti i kapitenit.

29-vjeçari është pjesë e “topçinjëve” që nga viti 2016. Në kohën kur skuadra drejtohej nga Unai Emery, Xhaka ishte kapiten.

Gjatë përballjes me Crystal Palace në 2019 në Premier League, Xhaka u zëvendësua dhe në momentin e daljes nuk mundi t’i bënte ballë ofendimeve që i erdhën nga tifozët e Arsenal-it.

Pas atj shpërthimi, lojtari i përfaqësueses së Zvicrës, ka qenë edhe pranë largimit nga Arsenal-it. Por, me Mikel Arteta-n në krye të stolit, duket se gjërat po rregullohen. Madje dhe marrëdhenia e Xhakës me tifozët është përmirësuar.

Ne një intervistë për britaniken “The Athletic”, Xhaka foli për tifozët, duke thënë se nuk ka gjasa që ai të jetë “miku më i mirë” i tyre, por nuk la pa përshëndetur “dashurinë” e tyre, pasi u rikthye të jetë një lojtar kyç.

“Njerëzit ishin të mirë me mua. Sigurisht që ata mund të thonë diçka, kjo është pjesë e jetës sonë”, tha Xhaka.

“Por pas asaj që ndodhi dy vite më parë, ne ishim shumë larg njëri-tjetrit. Mendoj se po afrohemi hap pas hapi, gjithnjë e më shumë. Nuk besoj se do të jemi miqtë më të mirë”.

“Ajo që mund t’u them njerëzve është që nga dita e parë, deri në ditën e fundit që do të jem këtu, do të bëjë gjithçka për klubin”, vijoi mesfushori.

Më tej, 29-vjeçari tha se “unë do të bëj gabime sepse të gjithë bëjnë. Ne nuk jemi perfekt”.

“Por une do të jap 100 për qind në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Ky është mesazhi im për fansat”.

“Ndonjëherë ka keqkuptime dhe besoj se kjo ishte arsyeja e vetme e problemit që kishim mes nesh. Ndjej shumë më tepër dashuri se një apo dy vjet më parë”, përfundoi Xhaka.

Në verë, mesfushori dukej shumë prane largimit. Jose Mourinho e kërkoi te Roma dhe ai ishte i gatshëm për të shkuar në Itali.

Por, Arsenal-i dhe Arteta kishin akoma nevojë për të dhe i ofruan kontratë të re. Kontratë të cilën ai e nënshkroi për të qenë në “Emirates” deri në veren e 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore