Libra

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare novelistja Keri Hulme


Është ndarë nga jeta, në moshën 74-vjeçare, novelistja nga Zelanda e Re, Keri Hulme.

Në vitin 1984, ajo hyri në histori si shkrimtarja e parë grua që fitoi çmimin “Man Booker Prize”, me novelën e saj.

Anëtarët e familjes konfirmuan se Hulme vdiq të hënën në mëngjes në Waimate, në ishullin jugor të Zelandës së Re. Ata nuk bënë me dije shkakun.

Novelistja u rrit në Christchurch, ku ndoqi shkollën fillore “North New Brighton” dhe shkollën e mesme “Aranui”.

Novelistja Keri Hulme

Në vitin 1958, kur ishte 11 vjeç, i vdiq babai.

Dëshira e saj për të shkruar ishte e hershme, që në moshën 12-vjeçare, ku kompozonte tregime të shkurtra.

Disa nga poezitë dhe tregimet e saj të shkurtra u botuan në revistën e shkollës së mesme “Aranui”.

Ylli i letërsisë bënte punë të ndryshme. Më pas la shkollën juridike për t’u marrë me bamirësi.

Romani i saj i parë fitoi një nga çmimet më të mëdha në letërsinë artistike.

Por, përpara se të botohej, ai u refuzua nga disa botues.

Hulme-s iu deshën pothuajse 20 vjet për të nxjerrë në treg “The Bone People”, i cili bazohej në trashëgiminë e saj indigjene maori dhe skoceze, duke ndërthurur tema të izolimit personal dhe kulturor.

“Ajo shkroi një kryevepër. Ajo nuk ishte e interesuar për famë, por thjesht kishte një histori për të treguar”, tha nipi i Hulme, Matthew Salmons, për “Stuff”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore