Sport

FSHF-ja ka gati dy investimet e radhës, në ‘Selman Stërmasi’ dhe ‘Skënder Halili’


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Terrenet sportive janë çështja primare e federatës, ku po bëhen investime në shumë qytete të Shqipërisë.

Në bashkëpunim me klubin e Tiranës, Federata e Futbollit ka vendosur që të ndërhyjë në rinovimin e fushave të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në fushën e kompleksit “Skënder Halili”.

“Tirana do të rinovojë bazamentin e stadiumit ndërsa ndërhyrja e FSHF-së konsiston në tapetin e ri të barit, që do të jetë natyral, ndërsa në kompleksin “Skënder Halili”, klubi i Tiranës do të mbulojë sërish rinovimin e bazamentit, ndërsa tapeti i ri do të mbulohet tërësisht nga FSHF-ja”, thuhet në deklaratën e qeverisë së futbollit shqiptar.

“Këto janë dy investime të tjera të rëndësishëm në infrastrukturë sportive, pas disa investimeve të tjera që janë në proces apo që kanë përfunduar tanimë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit”, vijon deklarata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore