Kompania britanike e analizave sportive “OPTA”, ka publikuar formacionin me 11 lojtarët më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Serie A italiane.
“Opta” ofron të dhëna analitike për 30 sporte të ndryshme në 70 vende të botës. E themeluar prej vitit 1996, ajo është ndër kompanitë më të mëdha në fushën e statistikave sportive.
Formacioni i me më të mirët në Serie A, për 19 javët e para, dominohet nga Inter-i me tre lojtarë. Milan-i dhe Juventus-i përfaqësohen nga dy lojtarë. Torino, Fiorentina, Hellas Verona, Atalanta dhe Napoli përfaqësohen me nga një lojtar.
Portier
Samir Handanovic – Inter : 19 ndeshje, 9 ndeshje ka mbajtur portën e paprekur, nota 7.09
Mbrojtja
Juan Cuadrado – Juventus: 17 ndeshje, katër gola, nota 7.39
Matthijs de Ligt – Juventus: 15 ndeshje, një gol, nota 7.11
Bremer – Torino: 18 ndeshje, dy gola dhe një asist, nota 7.18
Theo Hernandez – Milan: 15 ndeshje, dy gola dhe pesë asiste, nota 6.96
Mesfusha
Fabian Ruiz – Napoli: 15 ndeshje, pesë gola dhe dy asiste, nota 7.31
Marcelo Brozovic – Inter: 19 ndeshje, një asist, nota 7.28
Hakan Çalhanoglu – Inter: 17 ndeshje, gjashtë gola dhe dy asiste, nota 7.68
Mario Pasalic – Atalanta: 19 ndeshje, shtatë gola dhe pesë asiste, nota 7.24
Sulmi
Dusan Vlahovic – Fiorentina: 19 ndeshje, 16 gola dhe dy asiste, nota 7.45
Giovanni Simeone – Hellas Verona: 18 ndeshje, 12 gola dhe dy asiste, nota 7.14
*Notat janë vendosur sipas vlerësimeve nga Sofascore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve