Lajme

Latifi me shefen e Zyrës së UNICEF-it, diskutojnë për reagimin emergjent kundër COVID-19


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë takimit me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të mërkurën është takuar me shefen e Zyrës së UNICEF-it, Nona Zicherman.

Ky takim kishte temë diskutimi angazhimin ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi.

“Në fokus të takimit ishte angazhimi ndaj reagimit emergjent kundër COVID-19 dhe vaksinimi, si dy nga prioritetet e përbashkëta”.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë ka falënderuar UNICEF-in për përkrahje.

“Ku me ç’rast Dr. Latifi falënderoi UNICEF-in në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen në këtë sfidë të përbashkët shëndetësore”, thuhet nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë takim Zicherman uroi ministrin Latifi për detyrën si dhe theksoi gatishmërinë e UNICEF-it për të vazhduar partneritetin e mëtutjeshëm në përkrahje të shëndetit publik, në nivele të ndryshme dhe projekte konkrete.

Më 22 dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 20 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 322.

Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 74 persona kundër Coronavirusit.

Po ashtu, 875 mijë e 451 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 778 mijë e 403.

Një ditë më parë, më 21 dhjetor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore