Të enjten e 23 dhjetorit në Kosovë do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike.
Kufizimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.
Këtë e ka bërë të ditur operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS,pasi sipas tyre ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.
“Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Situata do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim priten instruksionet e KOSTT-it.
KEDS-i më tej ka apeluar për kursim të rrymës e për përdorim të formave alternative të ngrohjes.
“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Osmani uron Siljanovska-Davkova-n nga VMRO – DPMNE, por jo edhe Ali Ahmetin
-
BE është e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor, thotë Hasani
-
Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit: Lironi Barghoutin dhe vendosni për dy shtete – kështu mposhtet Hamasi
-
PDK: Të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës