Stil

H&M i thotë jo punës së detyruar


H&M, marka suedeze e modës, ka ndërprerë marrëdhënien indirekte të biznesit me një furnizues pambuku në Kinë pas akuzave se ushtronin punë të detyruar.

Në deklaratën e H&M thuhej se ishin “thellësisht të shqetësuar” nga raportet e “punës së detyruar” në rajonin Xinjiang në Kinë.

Në bazë të Kodit të Punës, puna e detyruar ka të bëj me çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullnetit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.

Rasti u bë i njohur nga dorëzimi në autoritetet doganore të Mbretërisë së Bashkuar të një dokumenti 60 faqësh të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Dokumenti përmbante prova të forta lidhur me regjimin e punës së detyruar në Xinjiang. Autoritetet morën menjëherë masa duke ndaluar importin e “mallrave të pambukut të prodhuara me punë të detyruar në Kinë”.

Kompania H&M deklaroi se e ndalonte diçka të tillë nga furnitorët e saj “pavarësisht nga shteti apo rajoni” dhe do të ndërmerrte masa të menjëhershme për ndërprerjen e marrëdhënieve të biznesit nëse kjo ndodh me furnitorë të tjerë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore