![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/12/jklkjk..jpg)
Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes një njoftimi ka theksuar se do të vazhdojë të mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC).
Kjo është konfirmuar me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së re të bashkëpunimit për katër vitet e ardhshme “Mbështetje për Asociacionin e Komunave të Kosovës”.
“Qëllimi i vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së SDC-së për AKK konsiston në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunave përmes lobimit dhe avokimit, ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe përmirësimin e performancës së komunave si dhe ngritjes së kapaciteteve nëpër komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/12/269672809_4634105863343943_4888962196703161567_n.jpg)
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim do të fokusohet në koordinimin dhe bashkëpunimin me partnerët e qeverisjes lokale, fuqizimin e mëtejshëm të AKK-së në komunikim me komunat si dhe ofrimin e shërbimeve të trajnimit për të zyrtarët e zgjedhur në nivelin lokal.
“Vlen të ceket se ky bashkëpunim mes SDC-së dhe AKK-së ka filluar vite më parë dhe do të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme”, vijon njoftimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com