Ka përfunduar ndeshja e fundit e të shtunës në Bundesliga-n gjermane. Hertha Berlin-it ka arritur të triumfojë në “Olimpistadion” përballë Borussia Dortmund-it me shifrat 3-2.
Kryeqytetasit fituan takimin me përmbysje, pasi ishin verdhezinjtë që do të shënonin të parët në këtë takim.
Julian Brandt-i shënoi golin e parë të takimit në minutën e 31. Ndërkohë, në minutën e 18, VAR-i kishte anuluar një gol të vendasve.
Në pjesën e dytë, vendasit do të shënonin tre herë radhazi. Në të 51 minutë, shënoi algjeriani Ishak Belfodil-i. Më pas do të vinin dy golat e Marco Richter-it. 24-vjeçari shënoi në minutat 57 dhe 69.
Golin e fundit të takimit do e shënonin miqtë me anë të 23-vjeçarit, Steffen Tigges-it, në minutën e 83.
Me rezultatin e arritur, Dortmund-i qëndron në vendin e dytë me 34 pikë. Nëntë pikë më shumë ka Bayern Munich-u i vendit të parë. Hertha shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e 11.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel