Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, nëpërmjet një postimi në median sociale Instagram, ka njoftuar ndryshimin e logos dhe vulës së Partisë Demokratike në punimet e Kuvendit të Sali Berishës, të mbajtur më 11 dhjetor, ku u votua edhe shkarkimi i kryetarit aktual të demokratëve, Lulzim Basha.
Pikërisht vendimet e mëpasshme të këtij të fundit, Këlliçi pretendon se i zhbën me ndryshimin e logos dhe vulës.
“Gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, u vendos rifreskimi i logos dhe vulës zyrtare. Çdo dokument i branduar dhe vulosur me logon e vjetër pas 11 dhjetorit 2021, është nul dhe pa asnjë fuqi”.
Ky është arsyetimi që Këlliçi ka dhënë, duke deklaruar një farë “zhbërje” të vendimeve që kryetari Basha ka marrë ndaj disa kryetarëve të degëve apo eksponentëve demokratë, të cilët përdorën një gjuhë të cilësuar si “anti-amerikane” nga kryedemokrati, gjatë Kuvendit të Berishës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve