Vepra e autores kroate, Nevenka Tromp, “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviç”, tashmë është përkthyer edhe për lexuesin shqiptar.
Në këtë libër, autorja ka bërë më shumë se sa thjesht një grumbullim faktesh të përndjekjes juridike ndaj personit, që në historinë jo shumë të largët të rajonit e Ballkanit, njihet si “Kasap” i saj.
Nevenka Tromp librin e saj e qendërzon mbi tre premisa, ose siç i quan ajo, shtylla, përmes të cilave ndërtohet vepra.
Ideologjia, Lideri, Plani.
Sllobodan Millosheviç në këtë libër situohet brenda projektit të kamotshëm, afro 150 vjeçar, të projektit ose ideologjisë shtetërore serbe, që ndryshe është artikuluar si “Të gjithë serbët në një shtet”.
Qasja e autores është qasje shkencore ndaj një prej figurave më të vështira të shekullit të kaluar në Ballkan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE