Sport

Shorti i play-off në UEFA Europa League: Barcelona gjen Napoli-n, Hysaj përballet me Porto-n


Në Nion të Zvicrës, pas hedhjes së shortit të raundit të 16-ve në Champions League është hedhur dhe ai i play-off në UEFA Europa League.

Janë 16 skuadra të përfshira në short: tetë nënkampionët e fazës së grupeve të UEFA Europa League dhe tetë skuadrat e renditura të treta nga faza e grupeve e UEFA Champions League.

Fituesit e tetë ndeshjeve të play-off kalojnë në raundin e të 16-ve të UEFA Europa League (të tetë fituesit e grupeve tashmë janë kualifikuar në këtë raund);.

Tetë humbësit e play-off-it nuk do të jenë më të përfshirë në garat evropiane 2021/22.

Shorti përcaktoi përballjet:

Sevilla – Dinamo Zagreb

Atalanta – Olympiacos

Leipzig – Real Sociedad

Barcelona – Napoli

Zenit – Real Betis

Borussia Dortmund – Rangers

Sheriff Tiraspol – Braga

Porto – Lazio

Çfarë ofroi shorteu?

Porto mundi Lazio-n në gjysmëfinalet e sezonit fitimtar të Kupës UEFA 2002/03, duke fituar 4-1 në ndeshjen e parë në shtëpi dhe një barazim pa gola në Romë.

Dortmund – Rangers. Rangers-i fitoi dy takimet e tyre të para me eliminim direkt me Dortmund-in, në raundin e dytë të European Cup Winners’ Cup 1966/96 (rezultati përgjithshëm 2-1).

Si dhe raundin e parë të Kupës UEFA 1982/83 (2-0 rez. përgjithshëm), skuadra skoceze fitoi 2-0 në shtëpi dhe barazoi 0-0 në Dortmund.

Skuadrat u ndeshën gjithashtu në fazën e grupeve të UEFA Champions League 1995/96, të dyja ndeshjet përfunduan në barazim 2-2.

Barcelona – Napoli. Barcelona mundi Napoli-n në raundin e 16-ve të UEFA Champions League 2019/20, pas barazimit 1-1 në Napoli dhe fitores 3-1 në “Camp Nou”.

Sevilla – Dinamo. Sevilla mundi dy herë Dinamon në fazën e grupeve të UEFA Champions League 2016/17.

Zenit – Real Betis, Sheriff – Braga, Leipzig – Real Socieadad, Atalanta – Olympiacos, janë çifte ku skuadrat takohen për herë të parë me njëra-tjetrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore