Sport

CHL: Messi-Ronaldo, retrospektivë finalesh dhe hije mbi shortin – ja çiftet e raundit të 16-ve


Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e të 16-ve të Champions League këtë të hënë të 13 dhjetorit.

Manchester City, Real Madrid, Ajax, Juventus, Bayern Munich, Manchester United, Liverpool dhe Lille ishin skuadrat që dolën si kryesuese në grupet përkatëse.

PSG, Atletico Madrid, Sporting, Benfica, Salzburg, Villarreal, Inter dhe Chelsea ishin skuadrat që dolën të dytat në grupe.

Raundi i të 16-ve përcaktoi:

Inter – Ajax

Salzburg – Liverpool

Atletico Madrid – Bayern Munich

Villarreal – Manchester City

Benfica – Real Madrid

Chelsea – Lille

Sporting – Juventus

Manchester United – PSG

Ndeshjet e para janë planifikuar për 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8/9/15/16 mars. Sfidat do të luhen nga ora 21:00.

Çfarë dhuroi shorti?

Cristiano Ronaldo do të këtë përballë rivalin më të madh të tij, Lionel Messi-n.

Messi dhe Ronaldo janë takuar në 36 ndeshje më parë, me Messi-n që ka përfunduar në anën fituese 16 herë nga 11 të Ronaldo-s. Argjentinasi ka shënuar 22 gola në ato ndeshje nga 21 të Ronaldo-s.

Ajax-i dhe Inter-i janë ndeshur në finalen e Kupës Evropiane në 1972 në Roterdam, ku holandezët fituan titullin e dytë në këtë kompeticion nga tre të njëpasnjëshmit.

Për herë të fundit, ata u takuan në sezonin 2005/06, po në raundin e të 16-ve, ku Inter-i fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (2-2, 1-0).

Gjatë shortit, goglat përcaktuan në raundin e të 16-ve, Manchester United përballë Villarreal-it. Por, të dy skuadrat që ishin pjesë e të njëjtin grup në fazën e grupeve, nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Bayern dhe Atletico janë përballur tetë herë në Kupat e Evropës. Dy skuadrat janë përballur në finalen e Kupës Evropiane 1974. Sfida e parë përfundoi në barazim 1-1. Në të dytën fituan gjermanët me rezultatin 4-0.

Manchester City mposhti Villarreal-in 2-1 në shtëpi dhe 3-0 jashtë në fazën e grupeve të UEFA Champions League 2011/12.

Liverpool mundi Salzburg-un 4-3 në Angli dhe 2-0 në Austri në fazën e grupeve 2019/20.

Benfica dhe Real Madrid-i janë përballur në finalen e Kupës Evropiane në 1962. Portugezët fitonin me shifrat 5-3.

Moment i dyshimtë gjatë shorteut

Gjatë shorteut, në momentin që u hap gogla e Atletico Madrid-it dhe po merreshin goglat e skuadrave kundërshtare të mundshme, është anashkaluar golgla e Manchester United.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore