Në vendin e mundësive të pakufizuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, më saktë në Dubai, asgjë nuk duket të jetë e pamundur.
Do hapet resorti lundrues në metropolin e teknologjisë së lartë dhe ultra luksoze në botë, në Dubai.
Kempinski Floating Palace do të jetë një ndërtesë lundruese e rrethuar nga 12 vila luksoze lundruese që mund të lundrojnë drejt ankorimeve të tjera.
Pallati lundrues është i ankoruar pranë në plazhet më ekskluzive të Dubait.
12 vila me 2, 3 ose 4 dhoma gjumi, dhoma të ekuipazhit dhe personelit, si dhe dhoma të brendshme dhe të jashtme të ndenjes, ofrojnë dizajne cilësore dhe elegante në 2 kate.
Ndërtesa kryesore e pallatit lundrues, është e strukturuar në 4 pjesë, lidhet në mes me një piramide xhami dhe ofron të gjitha tiparet e një hoteli me 5 yje, duke filluar nga restorantet ekskluzive, baret, spa, pishinat e deri te dyqanet.
Vilat, të cilat mund të lundrojnë me një shpejtësi maksimale prej 6 miljesh detare, janë të pajisura me panele diellore dhe janë projektuar të jenë miqësore me mjedisin.
Mysafirët e resortit që ka 156 dhoma, suita dhe 12 vila të ankoruara, pritet të mbërrijnë në resort me varka të shpejta ose me varkat e tyre, transmeton The National News.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare