Serie A italiane ka luajtur javën e 16 të saj. Në formacionin më të mirë të kësaj jave të përpiluar nga “Sofascore” bën pjesë edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami.
Bajrami u paraqit 82 minuta, në përballjen e Empoli-t me Udinese-n. Përballje e fituar nga vendasit me shifrat 3-1.
22-vjeçari ishte lojtari më i mirë i Empoli-t dhe ndeshjes, me notën 8.8 nga “Sofascore”. Bajrami shënoi dhe asistoi nga një herë në këtë takim.
Formacioni i plotë:
Sirigu (Genoa, 8.5) – Bastoni (Inter, 8.2), Tomori (Milan, 7.7), Tonelli (Empoli, 7.8) – Zaccagni (Lazio, 8.7), Barjami (Empoli, 8.8), Calhanoglu (Inter, 8.6), Saelemaekers (Milan, 8.5) – Dybala (Juventus, 8.4) – Simeone (Hellas Verona, 8.1), Raspadori (Sassuolo, 9.1).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet