Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mësuar këtë të martë të 7 dhjetorit emrat e skuadrave kundërshtare për eleminatoret e Kupës së Botës 2024.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli, kanë rënë në Grupin E. Së bashku me ta do të jetë edhe Suedia, Andorra dhe Austria.
Dardanët janë pjesë e Grupit C. Kundërshtarë në këtë grup do të kenë Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë.
Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill, nga data 4 deri në 13 prill. Dy skuadrat e para të grupit, kualifikohen për në raundin tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com