Muaj më parë pati bërë bujë deklarata e këngëtarit Mandi, gjatë të cilës ai e kishte akuzuar artisten, Silva Gunbardhi duke thënë se kjo e fundit bashkë me partnerin e vet, Dafin, i kishin “vjedhur” të ardhurat monetare nga projekti “Të ka lali shpirt”.
Kjo situatë bëri që marrëdhëniet mes treshes të prishen dhe nga i gjithë ky problem, muaj më pas, e revoltuar ka reaguar edhe këngëtarja Gunbardhi.
Gjatë një interviste dhënë për emisionin “Expuls”, ajo ka nxjerrë para kamerave disa dokumente, të cilat ajo i quan “fakte”.
Këngëtarja tentoi që ta bënte të qartë para publikut se ajo merr vetëm 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit.
“Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte siç duhej në klip”, ka thënë ajo.
Mes tjerash, Silva, thotë të jetë ndjerë keq emocionalisht nga komentet e bëra, ndërsa ka theksuar se nëse ish bashkëpunëtori i saj në projektin “Të ka lali shpirt” do të vazhdojë të bëjë deklarata të tilla, ajo do ta akuzojë atë.
“ Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq”- u shpreh Silva.
Ndërkohë, projekti muzikor “Të ka lali shpirt” , i cili është një bashkëpunim në mes të Silva Gunbardhit, Dafit dhe Mandit, mbetet një prej këngëve më të klikuara shqiptare, me gjithsej 623 milionë klikime në platformën YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish
Lajmet kryesore
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë