Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 45 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 801 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 14 mijë e 884 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 681 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 172 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 837 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 260 mijë e 806 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 0.94 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 03 dhjetor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 860 mijë e 373 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
S’i ndihmojë “ndihma e Kurtit” pasi “VLEN” i humbi zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë
-
Shqipëria kampionia e verës për gjermanët
-
Melillo: “Mafiet janë të rrënjosura në të gjithë Veriun, në tendera, biznese e futboll”
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
Lajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shqipëria kampionia e verës për gjermanët
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve