Frika se Spanja do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur ka mobilizuar diplomacinë serbe.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, në një organizim të OSBE-së ka takuar ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Albares.
Selakoviç ka thënë se është mirënjohës ndaj Spanjës për siç ka thënë ai “përkrahjen për integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë”.
“Ne i jemi mirënjohës Spanjës për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe parimore ndaj “integritetit territorial dhe sovranitetit të të Serbisë”.
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, po përgatitet të bëjë një kthesë historike në pozicionin e Spanjës ndaj Kosovës, me një deklaratë që do të përfshijë njohjen e parë de-facto të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, shkruante gazeta spanjolle “The Objective” më 20 nëntor.
Burime diplomatike sigurojnë këtë medium se mund të jetë hapja e një zyre tregtare apo kulturore në kryeqytetin kosovar siç ndodhi gjatë regjimit të Frankos me BRSS dhe vendet e tjera komuniste, pa nënkuptuar njohjen e plotë, por nga Zyra për Informim Diplomatik (OID) i është përgjigjur këtij mediumi se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se të tjera janë duke u studiuar.
Ndryshe Spanja është një nga pesë vendet e BE-së – së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel