Borussia Dortmund-it është duke kërkuar pasardhësin e portierit, Roman Burki. Me paraqitjet e dobëta, të këtij të fundit këtë sezon, klubi po bëhet aktiv në merkato për zëvendësuesit e mundshëm. Emri më i ri është ai i Wojcech Szczesny-it.
Portieri i Juventus-it, Szczesny duket profili ideal për të mbrojtur katërkëndëshin e Dortmund-it. Polaku ka gjithë eksperiencën e duhur, për të qenë numri 1 i verdhezinjëve.
Transferimi mund të jetë më i lehtë nëse Juventus-i arrin të marri Gianluigi Donnarumma-n nga Milan-i, pasi ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë.
33-vjeçari, Marwin Hitz është portieri i dytë i BVB-së pas Burki-t, por të dy nuk ofrojnë siguri. Kjo ka bëre që klubi të kërkojë portier të ri. Mesatarisht Burki ka pësuar më shumë se një gol për ndeshje.
Sipas Fussballtransfers.com, verdhezinjtë më herët kishin qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të portierit të Fiorentina-s, Bart Dragowski-t. 23-vjeçari po bën paraqitje të mira dhe ka gjithë potencialin për të qenë portier i klasit botëror.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit