Për një arsye, ose për disa, 28 nëntori është një datë, e cila e ka shoqëruar Shqipërinë në çdo etapë të historisë së saj ndërsa, mbi këtë ditë, kultura dhe tradita e një kombi, shëmbëllejnë domethënien e tyre.
Domethënien e historisë së vjetër së një shqiponje me dy kokë, por me një trup të vetëm, atë shqiptar.
28 nëntori i vitit 1443, kur vendi u çlirua nga pushtimi osman dhe flamuri u ngrit në kalanë e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe data e njëjtë e vitit 1912 kur flamuri u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemaili duke e shpallur Shqipërinë shtet të pavarur, ishin muzë për këngë të reja të artistëve shqiptarë.
Edhe 28 nëntori i vitit 1955 kur në jetë do të vinte komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari – u bë një inspirim për këngë të shumta në diskografinë e muzikës tonë.
Albanian Post ka përzgjedhur disa nga këngët më të famshme shqiptare kushtuar një date të vetme – 28 nëntorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian