Në një deklaratë për shtyp Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka planifikuar ndërtimin e 150 digave nëntokësore si pjesë të planit të veprimit kundër thatësirave.
“Uji është materie i çmuar dhe Turqia mund të rrezikojë të bëhet një nga vendet që do të përjetojë thatësirë në vitet në vijim,” tha Pakdemirli.
Plani i veprimit pritet të nis në vitin 2021. Fokusi do të jetë në ndërtimin e digave nëntokësore.
“Ne nuk kemi pse të merremi me çështjet e shpronësimit kur ndërtojmë objekte të tilla, dhe ato diga nuk shkaktojnë probleme sociale me njerëzit që jetojnë në vendin e ndërtimit. Përveç kësaj, digat nëntokësore parandalojnë avullimin”, tha ministri.
Plani i veprimit gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku rreth rëndësisë së kursimit të ujit.
Sistemet e ujitjes me rrjedhje nënujore kursejnë 30% deri në 40% ujë. Ato ndihmojnë në hapjen e tokave të thata për aktivitetet bujqësore./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia