Drejtori i Organizatës Botërore së Shëndetësisë, Hans Kluge, i ka bërë thirrje Evropës që të bashkëpunojë me kompanitë farmaceutike të vaksinave, në mënyrë që këto vaksina të ndahen dhe të përfitojë edhe Ballkani.
Kluge tha se nuk duhet pritur derisa te vaksinohet 70 për qind e popullatës së vendeve të pasura si BE, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja e më pas të shikohet për ndihmë.
Vendet të cilat kanë porositur katër deri nëntë herë më shumë doza vaksine, duhet t’i ndajnë me shtetet e varfra pasi t’i kenë imunizuar një pjesë të popullatës së tyre.
“Jam i mendimit që nuk duhet pritur derisa të vaksinohet 70 për qind e popullsisë së tyre, për të filluar me ndarjen e vaksinave me Ballkanin, Azinë Qendrore apo Afrikën”, u shpreh ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër Coronavirusi nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech.
Afër 105 milionë njerëz janë infektuar me Coronavirus dhe rreth 2 milionë e 296 persona kanë vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel